Kuvendi voton qeverinë ‘Rama3’ me 77 vota pro dhe 53 kundër! Nesër pritet betimi në Presidencë

Ditën e sotme përfundoi seanca plenare ku u votua kabineti i ri i qeverisë ‘Rama3’. Pas votimit, Rama dhe ministrat do të betohen ditën e nesërme para Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3”, morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *