Seanca e djeshme parlamentare zgjati rreth 20 orë, ku deputetët kanë qenë të pranishëm edhe gjatë orëve të natës. Pas gjithë asaj lodhje, duhej edhe një person që bën batuta për ti shkëputur pak nga monotonia.
Ishte pikërisht Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, e cila ashtu si edhe herë të tjera, bëri disa lapsuse gjatë fjalës së saj, duke e bërë sallën të shpërthejë në të qeshura.
Ajo ngatërroi si fillim orën: Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.
Pastaj ishte dhe shprehja e njohur, fjali që hasi në vështirësi që në nisje të saj.
“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, tha ajo teksa salla ka “shpërthyer” në të qeshura.
/Priza.al/