‘Demokracia në gjendje problematike’/ Presidenti Meta nga Korça: Pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të…

Në një prononcim për mediat, nga Korça, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi se, demokracia në vend është në një gjendje problematike.

“Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është siç do të donin shumë përshi edhe mua pas 25 prillit, por padiskutim është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional. zero opozitës.

Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor”,- u shpreh Meta, ndërsa apeloi për kujdes ndaj situatës me pandeminë në vend.

“Të gjithë të jenë të kujdeseshëm në këtë situatë ka një tendencë të përkeqësimit e rikthimit të në vale tjetër”,- apeloi Presidenti.

Presidenti Meta, ndodhet këtë të premte në qytetin e Korçës, prej ku ka vlerësuar katër ish-të përndjekur politikë.

Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit ka dekoruar të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Ballolli Merdani, Nevruz Golka dhe Petrit Bazelli.

Në fjalën e tij, Meta është shprehur se ata janë shembull i vetëdijes qytetare e kombëtare, si dhe shembull frymëzimi për brezat e sotëm e të ardhshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *