Të dy e konsiderojnë njëri-tjetrin si miq të mirë dhe në situata të vështira kanë qenë edhe aleatë të ngushtë, por këtë herë po dukej sikur njëri po e linte tjetrin në baltë…
Pikërisht atëherë kur mendohej se Berisha i gjendur nën ‘sulm’ nga të gjitha anët, do të bashkonte forcat me Metën për të sulmuar kryeministrin, u dukur sikur aleati i tij i vjetër ishte tërhequr nga aleanca.
Por sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thyer më në fund heshtjen duke dhënë një koment pozitiv për Sali Berishën, dhe nismën e tij për rikthim në PD-së si një “forcë e parë”.
Meta tha nga Korça, se doktor Berisha, sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet.
Gjithsesi, Meta është distancuar nga vendimi i Bashës për Berishën, duke theksuar se nuk është detyra e tij si President, të merret me këto çështjet dhe as dëshiron.
“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet”,- tha Meta.
/Priza.al/