Kur u duk se ishte harruar debati i disa muajve më parë mes Presidentit Ilir Meta dhe Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, kreu i shtetit duke se e ka rihapur edhe një herë çështjen e ndikimit të diplomates në punët e brendshme të vendit.
Meta ka kërkuar që sovraniteti kombëtar duhet t’i kthehet qytetarit me votën e tij të lirë, duke lënë të nënkuptohet se ndikimi i diplomates së SHBA-ve ka qenë edhe në zgjedhjet më të fundit parlamentare.
Kohët e fundit është Sali Berisha, ai që thotë se është cenuar sovraniteti në PD-ë, teksa Meta në Korçë u pyet nëse ambasadorja e SHBA-ve e ka cenuar apo jo sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën.
Pikërisht, Meta ka theksuar se, qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve dhe e kulisave, që më pas të jenë përballë faktit të kryer.
“Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar se sa vetë sovrani vetë qytetari, sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregton.
Sa i takon sovranitetit pa diskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi.
Me gjithë detyrimet tona në raport me institucione e organizata i kemi të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve.
Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen”,- deklaroi Presidenti Meta.
/Priza.al/