Ambasadorja Kim në Kryesinë e Kuvendit, zhvillon takim me kryeparlamentaren e re Lindita Nikolla

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Ky takim vjen në vazhdën e disa takime rradhazi që ambasadorja Kim ka bërë gjatë ditëve të fundit, duke u fokusuar tek ato me magjistratë të organeve të reja në drejtësi, të cilëve u ka kërkuar që të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Pak orë më parë Kim dha një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila deklaroi se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë.

Ndërkohë që deri më tani nuk ka ndarë asnjë detaj lidhur me arsyen e takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, megjithatë pritet që të zbardhet takimi i plotë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *