Shpesh në klube të ndryshme ndodh që trajneri t’i lejojë lojtarët e ekipit të vendosin për shiritin e kapitenit.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe të Manchester City, pasi Pep Guardiola i ka lejuar lojtarët të votojnë për kapiten të ekipit për edicionin 2021/2022.
Edicioni e kaluar shiritin e mbante Fernandinho, e më pas e mori belgu Kevin de Bruyne, por pas votimit votat më të shumta i ka marrë sërish Fernandinho.
Por duke parë që 36-vjeçari nuk luan shumë, i rëndësishëm është zëvendës kapiteni.
Vota më së shumti që të jetë zëvendës i Fernandinhos ka marrë mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundogan.
Befasia në ekip është se për kapiten të tretë është graduar mbrojtësi portugez Ruben Diaz, i cili ka vetëm 1 vit që është pjesë e City-t.
Ndërkohë degradimi më i madh i është bërë belgut Kevin de Bruyne, ku nga zëvendës kapiten ka përfunduar në kapiten të katërt të ekipit.
Në gjashtë ndeshjet e para zyrtare këtë edicion, Fernandinho ka qenë dy herë kapiten, Ilkay Gundogan tri herë dhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, shiriti u bart nga Ruben Dias.
/Priza.al/