Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ftesës së homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti për mbledhjen e dy qeverive. Menjëherë pas letrës së urimit për mandatin e tretë, Rama e siguroi se do të vizitonte shumë shpejt Kosovën, sapo të kthehej nga Asambleja e OKB-së në Nju York.
“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona,”-shkruan Edi Rama.
Dje, pas 20 orësh seancë, kryeministri Edi Rama mori votëbesimin për të drejtuar qeverinë edhe për 4 vitet e ardhshme. Nga kutia e votimit, dolën 77 vota pro dhe 53 kundër, ndërkohë që nesër do të bëhet edhe betimi në Presidencë.
/Priza.al/