Një sulm me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Almelo të Holandës. Sipas raportimeve, dy persona kanë mbetur të vdekur, e një i plagosur, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
RTV Oost ka publikuar një video ku shihet një burrë gjysmë i zhveshur në ballkon, që nis të gjuajë me breshëri plumbash.
“Dy persona vdiqën në incidentin në Almelo. Viktima e tretë u plagos. Një i dyshuar u arrestua gjersa u plagos. Hetimet e mëtejshme të policisë janë duke vazhduar”, njoftoi policia. Dëshmitarët okularë thonë se të shtënat s’kanë qenë të shumta, por në videot e publikuara shihet se është zhvilluar një përleshje mes autorit dhe policisë.
https://streamable.com/jjg4um
/Burimi: Rtv Oost/ Përshtati Priza.al/