Situata me zjarret në bashkinë e Pogradecit vijon të jetë ende problematike. Ditën e sotme janë regjistruar 5 vatra aktive në zonë, dy prej të cilave janë fikur tashmë.
Gjithashtu janë fikur vatra e Gështenjasit dhe Peshkëpisë ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë këtë mesditë. Në këtë zonë janë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës që po punojnë për izolimin e zjarrit.
Përsa i përket situatës në Qafë Panjë prej 4 ditësh zjarri vijon të jetë aktiv. Sipas informacioneve situata në këtë zonë është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor edhe pse punohet intesivisht në terren me 30 punonjës dhe mbi 10 nga Adzm në Gurin e Nikës.
Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës ku janë vendosur punonjës të Adzm.
/Priza.al/