Policia e Lincolshire ka vënë në pranga tre persona, të cilët kishin ngritur fermën më të madhe të kanabis në qytet.
Sipas BBC, ferma e kanabisit e cila prodhonte fitime marramendëse me vlerë miliona paund u zbulua pasi policia bastisi një njësi industriale në Boston. Të arrestuarit janë Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç, u burgosën secili për 39 muaj.
Policia zbuloi 2,985 bimë kanabisi në katër dhoma dhe një pjesë e banesës ishte lënë si vendbanim për të gjithë personat e punësuar. Policia arrestoi Derdin pasi hyri në ndërtesë, dhe më pas e gjeti Alla të fshehur në kanalet e ventilimit. Elezi u gjet pasi oficerët u kthyen më vonë në ndërtesë.
Gjykata vendosi që tre shqiptarët pasi të liroheshin do të dëbohen nga vendi pasi kanë hyrë ilegalisht në UK.
/Priza.al/