Bledar Selmanaj, autori i dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në burg. Sipas informacioneve të para, Selmanaj ka tentuar të vetëvritet në burgun e Peqinit.
Ndërkohë, bëhet me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
SI U ZBULUA VRASJA E XHULJANO BULLARIT:
Pas hetimeve nga ana e grupit hetimor, pasi u mor aparati celular i 25-vjeçarit, nga ku u nxorën edhe kontaktet, policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës. Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Bledar Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.
Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun natën e 20 gushtit duke e lënë të vrarë brenda në makinë, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e 21 gushtit. Fill pas krimit, Selmanaj e groposi armën e vrasjes teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.
Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
/Priza.al/