M.M nga Prishtina ka zgjedhur të pushojë së bashku me familjen e tij në Ulqin, por atje i ka ndodhur një episod aspak I këndshëm.
Ai ka parkuar makinën e tij tip BMW X5 dhe së bashku me familjen kanë shkuar në plazh. M.M tha se e ka lënë makinën 100 metra larg nga pjesa ku ishte duke pushuar.
“Rasti ka ndodhë më datën 9, unë e kam lanë kerrin në ora 11 në plazh, pastaj në orën 2:30 kam shkuar kam marrë diçka në kerr dhe kerri ka qenë në parkingun ku e kam lënë, kur kam shkuar në orën 5 me familjen për me u kthy në shtëpi, kerri nuk ka qenë, në vend të tij ishte parkuar një tjetër”, ka thënë ai.
M.M ka thënë se ka bërë denoncimin në polici, por policia i ka thënë se kanë fakte dhe do t’ia gjejnë makinën kur pas tetë ditësh i kanë thënë se mund të largohet sepse nëse ka diçka do ta lajmërojnë. Ai është shprehur se ngjarja e ka trishtuar sepse në makinë ka pasur dhe dokumenta shumë të rëndësishme.
“Ka pas kamera, te veturat jo, më larg, prandaj nuk shihet kush e ka marrë, por ka pas kamera te rruga kryesore ku del makina, policia ka thanë që i ka marrë pamjet, unë kam shku kam pyt personalisht, por nuk kam mund me i pa”, ka përfunduar ai.
/Priza.al/