Një aksident është shënuar në Mirditë. Mjeti i policisë është përplasur me një tjetër makinë, me drejtues E. A., 35 vjeç, banues në Angli.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta tre efektivë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Mirditës. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/