Video/ Lulzim Basha ‘skuqet’ nga të qeshurat, shkak bëhet fjalimi i deputetit të PD-së

Seanca e djeshme maratonë për votimin e qeverisë së re është shoqëruar me zhvillime të shumta. Ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fjalimi i deputetit të PD-së Saimir Korreshi, i cili foli për gjendjen e vështirë të qytetarëve e fermerëve në Lushnjë si pasojë e keq menaxhimit, zonë të cilën përfaqëson në parlament.

Shkoni te spitali i Lushnjës, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” , u shpreh ai.

Teksa Korreshi fliste në foltore, deputetët u shkrinë së qeshuri dhe ky realitet i treguar nga ai, atyre iu dukej si një shaka e madhe. Gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.

/Burimi videos: Dosja.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *