SHBA, Britania e Madhe dhe Australia papritmas njoftuan krijimin e një partneriteti trepalësh të sigurisë të quajtur ‘Aukus’, sipas të cilës Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore. Kjo është si të formosh një version Indo-Paqësor të një “NATO të vogël”, gjë e cila ka shkaktuar një seri tronditjesh.
Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste kundër këtij pakti. Ministria e jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga serioziteti i marrëveshjes ‘Aukus’. Franca reagoi më fuqishëm sepse iu grabit kontrata e nëndetëseve prej 90 miliardë dollarësh që arriti me Australinë. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian kritikoi publikisht marrëveshjen si një “goditje mbas shpinë”.
Me AUKUS këtë herë, çfarë duan në të vërtetë të bëjnë SHBA? A do të ndihmojë kjo në realizimin e qëllimit të Biden për të organizuar një “front të unifikuar” kundër Kinës? Shikoni sa e zemëruar është Franca dhe sa e hutuar është BE, veçanërisht pas zhgënjimit të vazhdueshëm mbi vendimin e njëanshëm të SHBA për të tërhequr trupat nga Afganistani
Marrëveshja
Mbi bazë të marrëveshjes, e cila konsiderohet si një përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në territorin e kontestuar të Detit Jugor, SHBA dhe Britania e Madhe do t’i sigurojnë Australisë teknologji për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore. Por nisma, e cila përjashton Bashkimin Europian dhe Francën, ka zemëruar këto të fundit, me Parisin qe foli për thikë pas shpine.
Si rezultat i nismës së pagëzuar si Aukus, Franca do të humbasë një marrëveshje me vlerë prej gati 100 miliardë dollarësh për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë.
“Kjo nuk bëhet mes aleatëve. Është një thikë pas shpine, një vendim i njëanshëm, brutal dhe i paparashikueshëm, shumë i ngjashëm me gjërat që bënte Trump”, u shpreh ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Me zemërim reagoi dhe Kina, që akuzoi tri fuqitë për mentalitet të Luftës së Ftohtë. Media shtetërore, Global Times, paralajmëroi për një garë armësh për nëndetëset bërthamore, duke shtuar se ushtarët australianë do të ishin të parët që do të vdisnin në një kundërsulm të Kinës.
Aleanca Aukus u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologu i tij australian, Scot Morrison, ditën e mërkurë. Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, tha e cilësoi Francën një partner jetësor dhe tha se Uashingtoni do të bashkëpunojë ngushtë me Parisin. Sakaq, Johnson pohoi në një deklaratë se ujdia nuk synonte t’i kundërvihej Kinës.
/Burimi: Global Times/ Përshtati Priza.al/