Princ Charles zbulon bisedën e fundit me babain e tij para se të vdiste, dokumentari që do të publikohet më 22 shtator

Në një dokumentar të ri të BBC i cili do të transmetohet më 22 shtator, Princi Charles zbulon bisedën e fundit me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip.

Një ditë para vdekjes së Princit Philip, Charles pretendon se ai dhe i ati diskutuan planet e tij të 100-vjetorit të lindjes. Rrëfimet shfaqen në dokumetarin “Prince Philip: The Royal Family Remembers”.

“Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, tregon Charles se i ka thënë babait të tij. “Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?” ia ktheu Philip, ndërsa Charles iu përgjigj: “E dija që do ta thoshe këtë!”

Të nesërmen, Princi Philip ndërroi jetë, në moshën 99-vjeçare. Princi Harry u intervistua gjithashtu për dokumentarin, duke treguar se gjyshi i tij ishte gjithmonë atje për bashkëshorten e tij dhe sa shumë e mbështeti ai Mbretëreshën.

“Nga këndvështrimi i gjyshes sime, të kesh dikë të tillë përkrah për 73 vjet martesë – nuk ka më mirë se kaq,” shprehet Harry.

Mbesa Zara Tindall shtoi se Princi Philip e dinte se “ai ishte duke u plakur dhe e urrente këtë gjë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *