Jeni në dyshime se çfarë duhet të përdorni këtë vjeshtë?! Ja 10 parfumet që do t’ju bëjnë të ktheni kokën pas

Të blesh një parfum të ri është si të “përqafosh” një fillim të ri. Pavarësisht nëse ju pëlqen diçka pikante dhe e guximshme apo e lehtë dhe florale, këto janë aromat që do të nuhasni kudo për pjesën tjetër të vitit.

1.Fenty Eau de Parfum

Parfumi i shumëpritur Fenty është më në fund në shitje. Me tone dominuese të magnolias, sic thotë edhe Rihanna, është si të hash havjar për mëngjes në shtrat.

2.’REPLICA’ Autumn Vibes

Emri i thotë të gjitha. Me nota manaferrash të kuqe, kardamom, dru kedri dhe myshk, aroma të rikujton një shëtitje në park në një ditë vjeshte.

3.Flora Gorgeous Gardenia Eau de Parfum

Gucci zgjodhi Miley Cyrus për të prezantuar aromën e tyre të re florale, për të cilën ajo thotë se e bën atë të mendojë për gjyshen e saj, e cila gjithmonë mbante aromë lulesh të freskëta.

4.Perfect Intense Eau de Parfum

Parfumi përmban notat e dafinës dhe bajameve si dhe  jaseminin dhe drurin e sandalit  për një prekje që dhuron ngrohtësi.

5.Coach Dreams Sunset Eau de Parfum

Me notat kryesore të bergamotit dhe dardhës, një zemër jasemini dhe baza vanilje dhe fasule tonka, është i destinuar të ndihet si një perëndim dielli.

6.Terra di Gioia Eau de Parfum

Parfumi më i fundit nga Giorgio Armani ka pak nga gjithçka i kombinuar me jasemin indian, bajame të ëmbël dhe nota frutash të bergamotit, agrume dhe dardhë.

7.Voce Viva Intensa Eau de Parfum

Një version më intensiv, i përshtatshëm për dimrin, i parfumit të ngrohtë me lule të vitit të kaluar, i preferuari i Lady Gaga.

8.My Way Eau de Parfum Intense

Me lule portokalli, tuberozë dhe vanilje  kjo aromë fantasike është një kombinim i  modernes me klasiken.

9.Twilly Eau Ginger Eau De Parfum

Me nota xhinxheri të ëmbëlsuar , një aromë klasike e vjeshtës i jep këtij parfumi nga Tëilly ekuilibrin e përsosur mes të ëmblës dhe seksit.

10.Ralph’s Club

Kjo aromë me bazë druri është perfekte për të gjitha gjinitë. Është aroma e përsosur për një natë jashtë në një bar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *