Të blesh një parfum të ri është si të “përqafosh” një fillim të ri. Pavarësisht nëse ju pëlqen diçka pikante dhe e guximshme apo e lehtë dhe florale, këto janë aromat që do të nuhasni kudo për pjesën tjetër të vitit.
1.Fenty Eau de Parfum
Parfumi i shumëpritur Fenty është më në fund në shitje. Me tone dominuese të magnolias, sic thotë edhe Rihanna, është si të hash havjar për mëngjes në shtrat.
2.’REPLICA’ Autumn Vibes
Emri i thotë të gjitha. Me nota manaferrash të kuqe, kardamom, dru kedri dhe myshk, aroma të rikujton një shëtitje në park në një ditë vjeshte.
3.Flora Gorgeous Gardenia Eau de Parfum
Gucci zgjodhi Miley Cyrus për të prezantuar aromën e tyre të re florale, për të cilën ajo thotë se e bën atë të mendojë për gjyshen e saj, e cila gjithmonë mbante aromë lulesh të freskëta.
4.Perfect Intense Eau de Parfum
Parfumi përmban notat e dafinës dhe bajameve si dhe jaseminin dhe drurin e sandalit për një prekje që dhuron ngrohtësi.
5.Coach Dreams Sunset Eau de Parfum
Me notat kryesore të bergamotit dhe dardhës, një zemër jasemini dhe baza vanilje dhe fasule tonka, është i destinuar të ndihet si një perëndim dielli.
6.Terra di Gioia Eau de Parfum
Parfumi më i fundit nga Giorgio Armani ka pak nga gjithçka i kombinuar me jasemin indian, bajame të ëmbël dhe nota frutash të bergamotit, agrume dhe dardhë.
7.Voce Viva Intensa Eau de Parfum
Një version më intensiv, i përshtatshëm për dimrin, i parfumit të ngrohtë me lule të vitit të kaluar, i preferuari i Lady Gaga.
8.My Way Eau de Parfum Intense
Me lule portokalli, tuberozë dhe vanilje kjo aromë fantasike është një kombinim i modernes me klasiken.
9.Twilly Eau Ginger Eau De Parfum
Me nota xhinxheri të ëmbëlsuar , një aromë klasike e vjeshtës i jep këtij parfumi nga Tëilly ekuilibrin e përsosur mes të ëmblës dhe seksit.
10.Ralph’s Club
Kjo aromë me bazë druri është perfekte për të gjitha gjinitë. Është aroma e përsosur për një natë jashtë në një bar.