ISIS ‘godet’ sërish Afganistanin, shkakton 2 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Që prej fundit të muajit gusht, Afganistani është në duart e talebanëve. Përpara kësaj periudhe ISIS  e ka goditur disa herë Afganistanin, ku vetëm para disa kohësh i mori jetën mbi 100 personave.

Pas largimit të forcave amerikane nga Afganistani, ISIS nuk e kishte sulmuar vendin ndërsa ditën e sotme ndodhi shpërthimi më i fundit që la dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në atë që konsiderohet si sulmi i parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Tre shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për shënjestër automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

/Përkthyer nga DailyMail/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *