Tmerr në avionin e ‘Air France’! Shpërthimi në bord dhe ulja e detyruar në Pekin

Një avion i Air France i nisur nga Pekini për në Francë është detyruar të ulet sërish pas një problem teknik, njoftoi linja ajrore.

”Ekuipzashi i Fluturimit F393, një Boeing-777, vendosi të kthehej në Pekin pas një fluturimi 14-minutësh pasi u zbulua një problem teknik.  Avioni u ul normalisht në Pekin në 04.03 (koha lokale)”, shpjegoi linja ajrore në një njoftim për shtyp.

Ndërsa ‘Pekin Daily Times’ shkruan në lidhje me incidentin: ‘Në avion është dëgjuar një shpërthim nga pjesa e pasme e kabinës dhe tymi i zi është shfaqur brenda avionit. Për fat të mirë, askush nuk u plagos “.

Shfaqja e tymit brenda avionit u konfirmua dhe për Agjencinë Franceze nga një burim aeronautik në Pekin, por as Air France as autoritetet e aeroportit kinez nuk komentuan informacionin e gazetës kineze.

Në një intervistë për AFP, kompania franceze tha se pasagjerët do të transportohen në Paris nga një avion tjetër, i cili udhëtoi pa pasagjerë nga Seuli në Pekin.

“Ekipet shpesh trajnohen në këtë lloj situate dhe incidenti është pjesë e skenarëve që ata po shqyrtojnë’ tha një zëdhënës i Air France.

Image

Image

ImageImage

/Burimi: AFP/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *