Pesë vite pas djegies që pësoi, Katedralja Notre Dame është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në 2024 pasi është drejt rregullimit total. Zjarri shkaterroi pjesë të mëdha të ndërtesës 850-vjeçare.
Organi përgjegjës për ruajtjen dhe restaurimin e tij u shpreh se elementet e ‘fazës së sigurisë’, përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e gargaleve të katedrales, përforcimin e mbështetësve fluturues, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit Miqtë e Notre Dame de Paris .
‘Kjo do të thotë që ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e ruajtur, se është e fortë në shtyllat e saj, se muret e saj janë të forta,” tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, president i organizatës përgjegjëse për restaurimin të shtunën. Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në 2024,’ shtoi ai.
Rihapja e vitit 2024, për të cilën Georgelin tha se do të ishte një ‘fitore për të gjithë Francën’, do të përmbushë premtimin e Presidentit Emmanuel Macron për publikun se punimet e rindërtimit do të përfundonin brenda pesë viteve nga zjarri i prillit 2019.
Shkaku përfundimtar i zjarrit ende nuk është përcaktuar pavarësisht një hetimi të gjerë, megjithëse prokurorët thanë se mund të ishte shkaktuar nga një cigare ose një defekt elektrik.
Vitin e kaluar Presidenti Macron vendosi që e gjithë katedralja do të rindërtohej ashtu siç ishte, përfshirë shtyllën- e cila fillimisht ishte prej druri dhe ra në flakë në orët e para të zjarrit.
‘Ne do të rindërtojmë Notre Dame, sepse kjo është ajo që pret populli francez dhe ky është fati ynë’,- u tha Macron gazetarëve.
/Priza.al/