Ndahet nga jeta ish-aktori Ilir Dashi/ Shkëlqeu në biznes dhe politikë, prej një viti jetonte në Afrikën e Jugut

Është ndarë nga jeta ish-aktori dhe biznesmeni Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë “Orbit”, dhe hoqi dorë prej saj pasi mori një ftesë nga LSI, për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore.

Që nga kryetar i LSI-së në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj., ishin disa nga detyrat e rëndësishme që ju besuan Dashit.

(Foto: Ilir Dashi në Afrikë të Jugut, ku jetonte prej më shumë se 1 viti)

Pas largimit nga politika, zgjodhi që bashkë me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës së Jugut, ku gruaja, kishte fituar në një projekt ndërkombëtar.

E pikërisht në kontinentin e largët, mori vesh për sëmundjen e pashërueshme që po ia merrte ditët një nga një. Ndaj vazhdoi andej dhe për pak kohë, për të vendosur pak javë më parë të kthehej në mënyrë përfundimtare në Shqipëri, që ditët e fundit të jetës, t’i kalojë pranë të dashurve dhe të vdiste në vendin e tij.

Kështu, ditën e sotme, me dhimbje, miq e shok ndanë lajmin tragjik të largimit të tij të parakohshëm nga jeta. Ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

(Foto: Ilir Dashi duke interpretur në filmin artistik ‘Dollia e dasmës time’ )

Ilir Dashi - YouTube

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *