‘Shkodra, e rrezikuar nga tërmetet’/ Flet pedagogu: Ja pse lëkundjet sizmike mund të sjellin pasoja fatale për ndërtesat…  

Shkodra është një prej qyteteve shqiptare që është ngritur mbi një zonë tepër intensive sizmike. Kjo ka bërë që edhe më herët ky qytet të goditet nga tërmete të forta, që kanë shkaktuar në të kaluarën jo pak pasoja edhe në jetë njerëzish.

Pak ditë pasi Shkodra ishte epiqendër e disa lëkundjeve sizmike, ekspertët shprehen se qyteti verior mbetet e rrezikuar nga tërmetet.

Pedagogu i gjeografisë, Ervis Krymi, thotë se, shqetësues është fakti se në 30 vitet e fundit janë bërë ndërtime të shumta edhe në ato zona të qytet që janë të papërshtatshme për shkak të rrezikut nga tërmetet.

Teksa flet për zonat më të rrezikuara nga lëkundjet sizmike në këtë qytet, pedagogu Krymi, thekson se, “Mungesa e përfshirjes të studimeve sizmiologjike dhe hidrogjeologjike në planifikimin e territorit në Shkodër, në rast të tërmeteve, mund të sjellë pasoja fatale”.

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *