Gjatë një interviste për ‘OraNews’, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, ka zbuluar detaje të reja nga momenti i arrestimit të tij, nën akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni
“Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshmëria imë e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale. Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori“, u shpreh ai
Teksa pretendotn se “nuk ka lidhje me asgjë qe është e jashtëligjshme”, Nikaj ka deklaruar se “nuk po bënte gjë”, në momentin kur u arrestua në dhomën e një hoteli me një djalë dhe një vajzë.
“Atë natë në fakt mua më merr një miku im në telefon. Kisha shumë kohë pa e takuar, duke qenë se ne jemi personazhe publik, preferoja shume të rrija në hotel jashtë syrit të njerëzve. Nuk është e thënë të bësh diçka, mund të rrish dhe për qejf. Në praninë e një miku dhe një vajze qe e njihja prej dy muajsh, dhe më arrestuan si nëpër filma dhe nuk e prisja diçka të tillë.”
/Burimi i intervistës: OraNews/