Tragjike/ Pas 5 ditësh nën tokë, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë! Nisin hetimet për firmën ‘KADURTEX’

Muharrem Plaku

Është gjetur pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Mësohet se trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës 15 shtator, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës. Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë. Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë.

Ngjarja ndodhi në një galeri  të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi.

Jashtë galerisë minatorin e priste i biri me zemër në dorë mirëpo sot pritja për të mori fund. Grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët nisën gërrmimet për gjetjen e minatorit, ditë dhe natë. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera raportuan pas se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra.

Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e spitali Bulqizë për të kryer autopsinë.

Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Muharrem Plaku, i cili prej 8 vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *