Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’! Ja kujt i ndalohet hyrja

Shqipëria po futet në vendet me rrezik të lartë nga Covid. Pas SHBA-së dhe Gjermanisë tashmë qeveria suedeze ka vendosur që ta vendosë Shqipërinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid.

Suedia është vendi i radhës që ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku duke filluar nga dita e hënë, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.

Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

“Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, bën me dije qeveria suedeze në vendimin e saj. (VENDIMI)

Vendimi u mor ditë më parë nga ministria e Drejtësisë në Suedi,ndërsa sot futet në fuqi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *