Çmendet Akademia e Shkencave?!/ Skënder Gjinushi nxjerr studimin dhe i sugjeron qeverisë vaksinimin e fëmijëve nga 12 vjeç

Ajo që vetëm pak kohë më parë konsiderohej si një “teori konspirative” dhe një prej skenarëve më ogurzinj kundër brezit të ri, tani duket se do të nisë të zbatohet edhe në Shqipëri.

Vetëm dy ditë më parë, në protestën e dytë të madhe që u zhvillua përpara kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit pro të drejtave të njeriut dhe kundër vaksinimit me detyrim, u tha nga folësit se qeveria shqiptare ka gati planin për vaksinimin me detyrim të fëmijëve.

Dhe pa kaluar ende 48 orë nga këto deklarata të frikshme, Akademia e Shkencave dhe Skënder Gjinushi kanë plasur “bombën”, duke i sugjeruar qeverisë shqiptare jo vetëm dozën e tretë të vaksinimit për popullatën, por edhe vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç.

Në studimin më të fundit që ASH-ja ka publikuar në lidhje me koronavirusin dhe përhapjen e tij në vendin tonë, edhe pse pretendohet se tashmë janë imunizuar 73.3% e popullsisë shqiptare (imunizimi i turmës), sërish kërkohet me insistim vaksinimi i të gjithë fëmijëve dhe doza e tretë e vaksinimit për të rriturit.

ASH thekson se: “duhet të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha”.

“Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t’u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”,- thuhet ndër të tjera në studim.

ASH-ja thekson se nevojitet një dozë tjetër përforcuese e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese.

“Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë nga COVID-19. Qendra Kërkimore e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës pranë Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së

Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji.

Në Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.

Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës se tretë të COVID-19, që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale Delta.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare, akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv, që vlerësohet në rreth 90% të popullatës për variantin Delta.

Për të parandaluar riinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *