Kokainë, pistoletë e vjedhje energjie, arrestohet volejbollisti në Shijak (Video)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shijak, pasi u kap me kokainë dhe armë zjarri. Në pranga ka rënë Eraldo Vora, volejbollist i cili sezonin e kaluar luajti me Partizanin, ndërsa për këtë vit sportiv nuk janë bërë ende federimet dhe nuk dihet se me cilin ekip do të aktivizohet edhe pse dhe mesa duket rruga me sportin po ndahet me ngjarjen e fundit.

Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak lëvizte me “Audin” e tij ku u ndalua më pas nga policia për kontroll. Në makinë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Ndërsa pas kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti rreth 14 gramë kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *