Sindi ironizoi me postimet në Instastory stilin e ri të flokëve të Arjan Konomit dhe së fundmi dha një intervistë ku u tall haptazi me opinionistin, por dhe me autoren Olsa Muhameti. Madje në një format që po e bën me motrat e saj në Youtube imitoi dyshen e programit duke tentuar që t’i ironizojë. Pas talljeve mesa duket ka reaguar Arjan Konomi përmes një postimi thumbues.
Ai ka ndarë një video nga vendet tropikale ku ka pushuar gjatë gushtit duke u shprehur:
“Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan ?… më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”
Dhe ndjekësit kanë qenë të bindur se bëhet fjalë vetëm e vetëm për Sindin.
/Priza.al/