Punë me ‘hope’ më keq se shqiptarët/ Ambasada Gjermane në Tiranë rihap Shërbimin Konsullor, ja njoftimi i rëndësishëm për aplikuesit…

Muajt e fundit shqiptarët kanë hasur në mjaftë probleme dhe zvarritje pa fund nga ana e autoriteteve konsullore të Ambasadës Gjermane në Tiranë, gjë e cila përveç pakënaqësive ka prodhuar edhe korrupsion.

Shumë shtetas shqiptar që janë duke bërë aplikime punësimi dhe duke lidhur kontrata për punësime të kualifikuara por dhe të pakualifikuara në Gjermani, kanë muaj që presin hapjen e aplikimeve për lënie takimi për marrjen e vizës, ose siç njihen ndryshe si “terminë”.

Por burokratët e ambasadës Gjermane në Tiranë, duke parë që shqiptarët janë një popull që nuk proteston dhe nuk ka reagim qytetar, kanë nisur jo vetëm të tregohen aspak korrekt dhe transparent në shërbimet konsullore, por janë bërë edhe abuziv deri diku.

Por në një kohë që revolta e shqiptarëve për të tilla gjëra shprehet vetëm në rrjetet sociale, autoritete e ambasadës Gjermane, herë pas here bëjnë sikur e “lëshojnë dorën”.

Kështu, duke filluar nga dita e martë është njoftuar zyrtarisht se do të hapet sërish Ambasada Gjermane në Tiranë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se do të rihapet sektori Konsullor ndërsa thotë se, nuk do t’ju përgjigjet më pyetjeve për këtë temë.

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara.

Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë çështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *