Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku ka gjetur vdekjen një 66-vjeçare. Këmbësorja e identifikuar si me inicialet D. H., qendronte e shtrirë në tokë, pasi u përplas nga një mjet me drejtues një shtetas maqedonas.
Policia informon se 66-vjeçarja u përplas nga mjeti në orën 11:00. Ajo ndërroi jetë në spital, duke mos i shpëtuar dot plagëve të marra.
Njoftimi nga policia:
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/