“Të ndalen menjëherë tensionet”, BE për reciprocitetin për targat e makinave: Jemi duke vëzhguar situatën

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano ka folur sot në një konferencë për media rreth vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave që vijnë nga Serbia.

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *