Autobusi artikular i cili presupozohet që mban një numër të madh pasagjerësh, ka përfunduar në kushte ende të pazbardhura mire drejt një peme, në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Nuk kemi informacione nëse ka pasur qytetarë të lënduar, apo në çfarë gjendje ka qenë shoferi por aksidenti duket serioz dhe ka bllokuar edhe rrugën.
Shoferi nuk ka mundur dot të marrë kthesën dhe është goditur me pemën dekorative. Në pamjet e publikuara nga JOQ, autobusi shihet që i përket linjës së ‘Porcelanit’.
/Priza.al/