Baftjar Zeqaj ka dorëzuar çelësat nga posti i Administratorit të Albpetrol-it. Dorëheqja e tij vjen për shkak të kandidimit në listat e Partisë Socialiste, të Qarkut Fier, për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Rama duket se ka rikthyer “të vjetrit” e PS. Baftjar Zeqaj qëndroi në këtë post vetëm pak muaj, ndërkohë që kjo detyrë i është besuar Flamur Matos, i cili ka mbajtur më parë disa detyra në Bashkinë Fier.
Baftjar Zeqaj është renditur i pesti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Më herët ai ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë në këtë qytet, për tre mandate me radhë.
Zeqaj është një personazh mjaft i njohur dhe me influencë në qarkun Fier dhe jo vetëm. Ai për një kohë të gjatë ka drejtuar Bashkinë Fier në tre mandate, një mandat atë të Patosit. Gjithashtu Baftjar Zeqaj ka drejtuar dhe prefekturën Fier në një mandat. Ndër dekada ai ka qënë dhe një mbështetës i fortë me influencën e tij të Partisë Socialiste.