Katari ka vendosur që të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në Botërorin e 2022-ës do duhet që të gjithë të jenë të vaksinuar.
Autoritetet shëndetësore të Katarit kanë diskutuar me qeverinë e futbollit botëror, FIFA dhe me palët e treta që t’i garantojnë se të gjithë lojtarët pjesëmarrës të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Katari ka njoftuar se edhe tifozët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion duhet të jenë vaksinuar. Një hipotezë tjetër në shqyrtim është se lojtarët No-Vax do të duhet të dorëzojnë teste negative çdo tre ditë
“Në kohën e pandemisë, Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në aktivitet.” Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik.
Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t’i komunikohet të gjitha grupeve ndërsa i afrohemi Kupës së Botës, “tha një zëdhënës i FIFA-s për The Athletic.
/Priza.al/