“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”! Përfundon keq ‘shakaja pa kripë’ e 18-vjeçarit në Golem

Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Golem teksa me një altoparlant thërriste “dilni jashtë, tërmet 8 ballë”. Ngjarja e pazakontë shkaktoi frikë dhe panik tek banorët.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. A., 18 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *