Komunikimi i Bashës me Komisioneren e BE/ Rama kërkon ‘llogari’ nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama ka nxjerë dufin ndaj Brukselit, pasi disa komisionerë janë shfaqur në konferenca online me kryedemokratin Lulzim Basha. Ai ka reaguar ashpër pas bashkëbisedimit të kreut të PD-së me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, duke e cilësuar komunikimin e tyre si një ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale, të një vendi kandidat për në BE. Me tone ironike, ai thotë se Komisioni Europian nuk e ka zakon të ndërhyjë në fushatat elektorale.

“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *