Në ditët e fundit të mandatit të saj, pas 16 vitesh në drejtimin e Gjermanisë një kompani bavareze ka menduar të nderojë kancelaren Angela Merkel.
Një arush me tiparet e Merkelit do të hidhet në treg. Mësohet se fillimisht do të jenë vetëm 500 copë me një çmim prej 189 euro.
Pikërisht numri 16 i kësaj serie do t’i dhurohet vetë kancelares.
Teddy bear është i gjatë 38 centimetra, ka modelin e flokëve, xhaketën e kuqe dhe pozat e duarve, tipike të Merkel.
/Priza.al/