Baronesha Kennedy i bën thirrje Anglisë të mbrojë gjyqtaret afgane në rrezik

Qeverisë britanike i është kërkuar t’u japë azil, qindra gjyqtareve dhe avokateve që jetojnë nën sundimin taleban.

Baronesha Helena Kennedy, anëtare e Dhomës së Lordëve e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një apel urgjent për të siguruar mbështetje për gjyqtaret së bashku me avokatet, aktivistet e të drejtave të grave, mbrojtëset e të drejtave të njeriut dhe familjet e tyre në rrezik në Afganistan që kanë në nevojë për një strehë të sigurt jashtë vendit.

Si pjesë e fushatës #EvacuateHer, zonja Kennedy gjithashtu ka nisur një peticion duke i bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të japë azil strehim për gjyqtaret dhe avokatet afganë në rrezik.

Organi për ndihmën e afganëve (Arap) fillimisht deklaroi se gjyqtaret kishin të drejtë sipas skemës, por nuk epërfshiu më këtë grup.

Fushata është një nga përpjekjet e shumta për të ndihmuar qindra gra që kanë punuar si gjyqtare në Afganistan. Në 20 vitet e fundit, rreth 270 gra kanë punuar gjyqtare – rreth një e dhjeta e gjyqësorit të vendit.

Rastet e tyre kanë përfshirë një nga shumë që talebanët do t’i konsideronin si sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të tyre – çlirimin e grave nga martesat ku ato gjendeshin të robëruara, çlirimin e grave nga situatat e dhunës në familje dhe mbrojtjen e së drejtës së vajzave dhe grave për arsimim dhe karrierë. Disa janë përfshirë në urdhërimin e burgosjes së anëtarëve të talebanëve dhe terroristëve nga Shteti Islamik dhe organizata të tjera.

Duke folur nga një vend i fshehur në Kabul, një gjykatëse i tha Guardian: “Nuk ishte e lehtë të bëheshe gjyqtare në Afganistan. Por tani talebanët na kanë marrë gjithçka – punën, familjen dhe sigurinë tonë. Unë nuk mund të fle sepse nuk jam e sigurt nëse do të jem gjallë nesër. Talibanët mund të hyjnë në shtëpinë time dhe të më vrasin në çdo kohë. Ata besojnë se është kundër Islamit që një grua të jetë gjykatëse. Dua që qeveria britanike të na ndihmojë sot. Sot se nesër mund të jetë tepër vonë për ne. ”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *