Dimër në pranverë, nesër priten reshje të dobëta

Sot pasdite (e martë, dt. 23) dhe nesër (e mërkurë, dt. 24) priten reshje të dobëta në qarkun e Kukësit. Në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta, ose nuk ka reshje. Në verilindje dhe juglindje në lartësitë 300m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri deri e fortë. Nesër (e mërkurë, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *