Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8.
Nga të dhënat bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 24 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Lëkundjet janë ndjerë në Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.
Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.
Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05 duke shkaktuar dëme, fatmirësisht pa dëme në njerëz.