Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, plagosen pronari dhe një kliente

Një bombël gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një lokal në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në Kallm të Durrësit ku dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit, ka marrë flakë bombula.

Kjo ka shkaktuar shpërthimin e për pasojë janë lënduar pronari i lokalit, 28-vjeçari me iniciale M.B. dhe një kliente, 35-vjeçarja me iniciale M.K. Ata janë transportuar në spital për të marrë trajtim shëndetësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *