Bilanci i Covid19 pëson rritje! Këto janë shifrat e 24 orëve të fundit

Kohët e fundit duket se bilanci i Covid, po pëson një rritje të numrit të rasteve dhe vdekjeve në vend.

7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, 5 prej të cilëve janë nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5175 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 872 qytetarë.

872 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (21 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        872

Të shëruar në 24 orë      820

Të shtruar në spitale       224

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 5175

Testime totale              1,160,896

Raste pozitive               164,276

Raste të shëruara           148,937

Raste Aktive                   12,745

Humbje jete                     2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5422

Shkodër          1277

Durrës             1229

Fier                  1195

Vlorë               744

Lezhë              590

Elbasan           667

Berat               495

Korçë              327

Kukës              313

Gjirokastër      263

Dibër                223

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *