KQZ ka miratuar fondin paraprak për partitë, sa i takon fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një kohë kur gara po bëhet edhe më e fortë, e ndërsa forcat poltike po shfrytëzojnë çdo minutë për të marrë mbështetjen nga qytetarët, në pah del edhe shifra që i është akorduar.
Fondi i buxhetit të shtetit, është dy herë më i madh se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Partia Socialiste merr rreth 55.8 mln lekë, Partia Demokratike merr rreth 33.3 mln lekë. LSI merr rreth 18.9 mln lekë, PDIU merr rreth 5.5 mln lekë, PR merr rreth 3.9 mln lekë dhe LZHK 1.4 mln lekë.
Bindja Demokratike merr rreth 1.4 mln lekë, PSD merr rreth 1.6 mln dhe FRD merr rreth 2.1 mln lekë.