Berisha nuk e harron Bashën as në Berat, ‘shënjestron’ Ramën: Harxhon 150-300 mijë euro për fluturime në fundjavë

Ditën e sotme ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në qytetin e Fierit ku po mban ‘Foltoren’ e radhës me mbështetësit e tij.

Ish-lideri historik e ka nisur fjalën e tij duke përmendur Ramën të cilin e ka quajtur si ‘fatkeqësinë’ më të madhe të popullit shqiptar në 30 vitet e fundit dhe ka thënë se ai iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Ai tha se Rama do mbetet në histori si kryeministri më i lig dhe më tradhtar pas Enver Hoxhës dhe se Rama i ka futur thikë pas shpine Partisë Demokratike duke marrë peng Bashën.

Të dashur demokrate dhe demokratë të Fierit, i dashur zoti kryetar i PD-së të degës Fier dhe deputeti i Fierit Luan Baçi. Para së gjithash unë dua të përulem me nderim të madh para jush sepse në drejtimin e degës së PD-së ju këto vite e shndërruat Fierin në qytetin e qëndresës më të fuqishme ndaj narkoshtetit dhe bëtë që qytetarët e Fierit të kenë një besim në rritje tek ju. Sot ne mblidhemi këtu me një motiv, motivi ynë është ai që buronte pak çaste më parë nga zemrat tuaja Rama ik. Rama ik sepse do mbetesh në histori si kryeministri më i keq dhe më i ligë. Kryeministri i vendit, i vetmi në Europë dhe në botë, nis mandatin e tretë me veturë superluksoze 500 mijë euro. E gjitha kjo sepse kryeministri shëtit në fundjavë me aeroplane në dispozicion. Shkon 150-300 mijë euro fluturimi. Në të gjitha rekordet janë kampionë në Europë dhe më gjerë. Sot kafshata e gojës kushton 80 herë më shumë në propocion se në vendet e BE-së. Sot nafta në Shqipëri ka çmimin e dytë më lartë në botë, kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë. Shqiptarët kanë marrë dherat e huaja sepse këtu nuk ka punë, Edi Rama u vret të ardhmen shqiptarëve. Asnjë komb dhe asnjë vend nuk zhvillohet nëse nuk kujdeset kush për interesin kombëtar. Interesi komnëtar është ai që konvertohet në mirësi për çdo qytetarë të këtij vendi. Sot interesi i shqiptarëve i është besuar Beogradit, kriminelit më të madh të luftës, Aleksandër Vuçiçit.

Shohim ndonjëherë nga Azia, Edi Rama do të na çojë andej nga e çojnë xhepat. Jo! Ne jemi dhe do të mbetemi ashtu siç…Rilindjen e kemi të shekullit të 19, ata e formësuan doktrinën si një doktrinë perëndimore. Ata ishin gjeni. E dinin që shpirti ynë kishte vuajtur shumë, kishte pësuar trauma, por ata ringjalljen e shihnin vetëm tek vokacioni perëndimor. Integrimin e kemi interes jetik kombëtar. Sot kemi një regjim që në Greqinë e Lashtë quhej kakistokraci. Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot do t’ju ftojmë që të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave dhe njerëzve që marrin përgjegjësi dhe që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetra mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës. Por ju ftoj që të mos pranojmë në asnjë mënyrë, asnjë lloj ndarje mes nes, midis të Bashës dhe Berishës. Jo, ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerët që nuk janë këtu dhe kanë mbështetur këtu dhe kanë mbështetur Bashën, u them një fjalë: Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, unë kam mbështetur kryetarin e PD-së, asnjë nga ne nuk i shkonte në mend se kryetari ynë, i marrë peng do të mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, dhe asnjë nen statuti, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *