Gjatë takimit të tij me Alvisën, Edi ka bërë komplimenta të shumtë por mesa duket kjo nuk i ka mjaftuar Alvisës. Edi po i tregonte Alvisës se nuk ndihet xheloz për asnjë nga djemtë konkurrentë.
Ndërsa Alvisa komentoi veprimet e tij gjatë takimit duke i cilësuar “Blozë fare”. Ndërsa në studio, ajo konfirmoi se Edi ka pasur një ndryshim për mirë pas takimit dhe ka treguar më shumë interes për të.
Edi i kërkoi takimin e dytë, por mbetet për tu parë nëse Alvisa do të dëshirojë të vijojë njohjen me të apo me ndonjë prej djemve të tjerë në studio.
/Priza.al/