Futbollisti Robert Levandovski, ylli i Bayern, ka shënuar në total 41 gola në Bundesligë duke arritur të triumfojë mbi legjendën bavareze Gerd Myler. Ai ka marrë çmimin ‘Këpuca e Artë’ pas këtyre arritjeve.
Ky ishte një çmim merituar nga sulmuesi polak, i cili po bëhet i dyti që e merr këtë çmim pas Gerd Myler. Menjëherë pasi mori trofeun Levadovski reagoi në rrjete sociale duke ua dedikuar çmimin shokëve të skuadrës dhe Bajernit.
Postimi i Robert Levandovskit:
‘’Jam shumë i lumtur, është një nder i madh. Unë do të doja të falënderoja familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë te Bajerni: Nuk mund t’i kisha fituar këto trofe pa mbështetjen e tyre. Në sport, ashtu si gjatë gjithë jetës, është thelbësore të vlerësojmë dhe mbështesim njëri -tjetrin, të përpiqemi të jemi një model për të tjerët.
Kjo është arsyeja pse unë ia kushtoj këtë çmim të gjithë njerëzve që janë pranë meje çdo ditë. Unë jam shumë i lumtur me atë që ne kemi arritur së bashku si një ekip. Një mijë falënderime’’
I would like to thank my family, team mates, coaches and the entire @FCBayern team?I am extremely proud of what we have achieved together as a team. Thank you! #GoldenShoe2021 pic.twitter.com/UzECuxSd03
— Robert Lewandowski (@lewy_official) September 21, 2021
/Priza.al/