Skandal në SHÇBA/ Përjashtohet oficeri, mbikëqyrte policët por kërkohej për drogë në Gjermani  

Një tjetër skandal ka ndodhur në radhët e Policisë së Shtetit, këtë herë në ata që njihen si “rojet e policëve” ose SHÇBA-ja. Një oficer i kësaj të fundit, që hetonte policët që shkelin ligjin, vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M., u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Për specialistin në fjalë, autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.

Drejtori i shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur nga media në lidhje me skandalin, nuk dha asnjë përgjigje.

Ditën e djeshme, SHÇBA njoftoi zyrtarisht se, kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qendror të institucionit, por ngjarja mësohet se ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur larg syrit të publikut.

Sipas SHÇBA, sulmi është parandaluar, por risku që informacione sensitive për policët që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin, mbetet i lartë dhe mund të kenë përfunduar në duar të pasigurta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *