Ikona e kinemasë italiane dhe botërore Sophia Loren, feston ditëlindjen. Ja sa vjeçe mbushi diva e ekranit  

Sophia Loren është një nga divat e kinematografisë ndërkombëtare. Ajo mbetet padyshim një nga artistet më të mëdha të gjitha kohërave. Sot, aktorja mbush 87 vjeçe.

Karriera e Sophias, filloi në fillim të viteve 1950, së pari me emrin Sofia Lazzaro dhe më pas Loren.

Ka fituar dy çmime “Oskar” (në 1962 për aktoren më të mirë në filmin “La Ciociara” të De Sica-s). Ajo ishte e para aktore joanglishtfolëse që e fitoi atë.

Loren numëron edhe një koleksion të madh çmimesh të tjera të rëndësishme, si: pesë “Golden Globes”, një “Luan i Artë” (për karrierën e saj në 1998), një “Grammy”, një “Coppa Volpi” në Venecia, një Çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, një “Ari i Artë” për “Arritjet në Jetë” në Festivalin e Filmit në Berlin, një çmim “BAFTA”, 11 çmime “David di Donatello” dhe katër çmime “Nastri d’Argento”.

Ndër filmat që kanë bërë historinë e kinemasë italiane janë “Una giornata particolare”, “Ieri, oggi domani” dhe “Matrimonio all’italiana”.

Gjatë karrierës së saj ajo u drejtua nga regjisorët më të famshëm si Sidney Lumet, Charlie Chaplin, Martin Ritt, George Cukor, Dino Risi, Mario Monicelli, Ettore Scola dhe Vittorio De Sica, si dhe luajti së bashku me Marcello Mastroianni, Marlon Brando, Cary Grant, John Wayne, Clark Gable dhe me shumë të tjerë.

Sophia Loren

84 vitet e Sofia Loren: Për vajzat sot gjithçka është e vështirë megjithatë  dashuria fiton gjithmonë - Showbiz

Najlepše fotografije Sofije Loren na filmu i iza kamere | City Magazine

Sophia Loren's Most Stylish Moments – Both On And Off Screen | British  Vogue | British Vogue

Sophia Loren Has Always Looked “Fantastic,” And She Knows It

Sophia Loren | Sophia loren, Sophia loren images, Fashion

FOTO/ Diva e kinemasë italiane Sophia Loren feston 85-vjetorin e lindjes -  ATSH -

Sophia Loren wraca do gry - Filmweb

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *